Adriana Matoshi bëhet deputete, i kaloi këta kandidatë të VV-së

Aktuale

Adriana Matoshi bëhet deputete, i kaloi këta kandidatë të VV-së

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:05
Adriana Matoshi

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave janë publikuar edhe listat e kandidatëve për deputetë.

Nga këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka dalur fituese, ku mori mbi 48 për qind të votave.

Ndërsa, nga lista e VV-së aktorja Adriana Matoshi ka arritur që t’i sigurojë votat e nevojshme për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Matoshi ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurti, duke lënë pas me vota edhe deputetët e mëhershëm të kësaj partie.

Matoshi ka marrë më shumë vota se Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Fatmire Kollçaku, Dimal Bash dhe Fitore Pacolli.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat