As rikthimi në PDK, nuk e bën Ramiz Kelmendin deputet

Aktuale

As rikthimi në PDK, nuk e bën Ramiz Kelmendin deputet

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:21
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi nuk ka arritur të bëhet deputet nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Listat përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor bëjnë të ditur se Kelmendi mori vetëm 4 mijë e 607 vota të cilat nuk arritën t’ia sigurojnë një ulëse në Parlamentin e Kosovës.

Në listën e PDK-së , Kelmendi pati numrin 16, ndërsa aderimin në këtë parti i njëjti e bëri të ditur më 12 janar.

Ramiz Kelmendi fillimisht ishte deputet nga radhët e AAK-së, ndërsa në maj të vitit 2014 kishte aderuar në PDK.

Pas kësaj, Kelmendi u largua nga PDK-ja në prill të vitit 2016 duke aderuar më pas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në tetor të vitit 2016.

Në Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, Ramiz Kelmendi ishte emëruar zv/kryeministër.

Së fundi Ramiz Kelmendi u kthye përsëri në Partinë Demokratike të Kosovës, në listën e së cilës kandidoi  në zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat