Këto janë komunat ku u shënuan rastet e reja me Covid-19

Aktuale

Këto janë komunat ku u shënuan rastet e reja me Covid-19

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:16
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë regjistruar edhe 591 raste të reja me Covid-19.

Gjatë kësaj kohe u shënuan 7 raste të vdekjes dhe janë shëruar 386 persona.

Prishtina vazhdon të shënojë numrin më të lartë të rasteve të reja, 205 të tilla u shënuan vetëm në kryeqytet. Ndërsa komunat me vetëm nga një rast të ri janë: Hani i Elezit, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 30 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Deçan 15 raste, Podujevë 15 raste, Viti 15 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 14 raste, Lipjan 12 raste, Istog 10 raste, Rahovec 9 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Junik, Kllokot dhe Mamushë”, shkruan në njoftimin e IKSHPK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat