4 deputetë të partive tjera konfirmojnë se do të votojnë Qeverinë Kurti 2

Aktuale

4 deputetë të partive tjera konfirmojnë se do të votojnë Qeverinë Kurti 2

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:03
Albin Kurti

Deputeti i partisë IRDK, Elbert Krasniqi ka konfirmuar se do të votojë për Qeverinë e re.Krasniqi thotë se kjo votë erdhi nga partneritet dhe mirëbesimi i krijuar gjatë legjislaturës së fundit.“Unë do ta votoj Qeverinë Kurti 2. Ashtu siç e kam votuar edhe Qeverinë Kurti 1.

Kjo votë është edhe falë mirëbesimit ne partneritetin tonë gjatë legjislaturës së kaluar.

I bindur që Qeveria Kurti do të ketë prioritet edhe barazinë shoqërore mes grupeve etnike në Kosovë“, deklaroi KrasniqI.

Nga Inciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi ka marrë 2.310 vota.

Më herët, votë për Qeverinë Kurti 2 kanë premtuar edhe Kosova Demokratik Turk Partisi me dy deputetët e tyre, Fikrim Damka dhe Fidan Jilta, dhe Emilja Rexhepi nga Nova Demokratska Stranka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat