Sqarohet se kur do të konstituohet Kuvendi i Kosovës

Aktuale

Sqarohet se kur do të konstituohet Kuvendi i Kosovës

Më: 4 mars 2021 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Sot Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Fituese e tyre ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 438, 334 vota apo në përqindje 49,952%, ndërsa Partia Demokratike të Kosovës ka marrë 148, 296 vota apo 16.900 % . Në vendin e tretë ka dal partia e Isa Mustafës, Lidhja Demokratike e Kosovë e cila ka marrë 110,978 vota apo 12.64 përqind.

Zyrtarë të KDI kanë parë nga afër këtë proces dhe duke u marrë në vazhdimësi me Kuvendin e Kosovës, kanë treguar se si do të rrjedh tutje situata në krijimin e institucionit ligjvënës.

Hulumtuesja e KDI, Agnesa Haxhiu, ka thënë se partitë politike kanë kohë 24 orë që të paraqesin ankesat eventuale pas numërimit dhe publikimit përfundimtar të votave.

E kjo shënon edhe fillimin e  procedurave deri në krijimin e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu ka treguar ecurinë e kësaj çështje.

“Tash që rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë shpallur, subjektet politike garuese në këto zgjedhje kanë kohë 24 orë për të paraqitur ankesat eventuale në PZAP, kurse PZAP-i ka në dispozicion 72 orë për të marrë vendim për ato ankesa, nëse ka të tilla”, tha Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se e njëjta situata vlen edhe nëse dërgohen ankimim në Gjykatën Supreme, ku janë 24 orë për ankesa dhe 72 orë për të marrë vendim Supremja mbi ankesat e mundshme që mund t’i deponojnë subjektet politike.

E tërë kjo fazë duhet të përmbyllet brenda një afati që në maksimum mund të zgjas deri në 8 ditë.

“Pas kësaj, nëse nuk ka ankesa ose nëse ka por shpallen të pabazuara atëherë mund të certifikohen rezultatet përfundimtare”, bëri të ditur ajo.

Ndërsa pas këtij procesi partitë përgatiten duke krijuar koalicionet dhe e nevojshme  dhe numrat e duhur për krijimin e organeve të Kuvendit e të cilat duhet të pasojnë edhe krijimin e Qeverisë.

“Dhe që nga momenti i certifikimit fillon të rrjedhë edhe afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i cili konsiderohet i tillë kur të zgjidhet kryesia e Kuvendit, pra kryetari/ja dhe nënkryetarët e saj””, theksoi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat