Avni Dehari dhe deputetja e PDK-së do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re

Aktuale

Avni Dehari dhe deputetja e PDK-së do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re

Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:25
Kuvendi

Sot KQZ publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Nga rezultatet e publikuara, tashmë dihen dy personat që do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re.

Deputeti i LVV-së, Avni Dehari, që është më i vjetëri në legjislaturën e ardhshme do të jetë udhëheqësi i seancës së parë.

Përkrah tij do të jetë deputetja më e re që vjen nga radhët e PDK-së, Adelina Grainca.

Ajo është 23 vjeçare dhe me 19 korrik i feston ditëlindjen e 24-të.

Fjolla Ujkani e LVV-së është poashtu 23 vjeçare, por me 13 maj i bën 24 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat