Befason Rron Gjinovci: Ja pse jam për zgjedhje të reja

Aktuale

Befason Rron Gjinovci: Ja pse jam për zgjedhje të reja

Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:38
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se zgjedhjet e reja do të ishin të mirëseardhura. Ai tha se reagime të shumta pas rezultatit të zgjedhjeve erdhen vetëm për shkak se personi më i votuar në vend është grua.

Gjinovci  tha se zgjedhjet e reja do ta sqaronin dilemën e 0.5 përqind të votave të cilat ia pamundësuan Lëvizjes Vetëvendosje të arritne 50 përqindshin.

“Jam për zgjedhje të reja, ku ka më mirë se me dalë edhe një herë me votu. Unë jam për me shku edhe një herë në zgjedhje, sqarohet dilemma e 0.5 përqindëshit që të çudit”, tha Gjinovci.

Në këto zgjedhje, personi më i votuar ka dalë të jetë kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani me 300.788 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat