Momenti kur Adem Jashari niset për në luftë, e përcjell nëna e tij

Aktuale

Momenti kur Adem Jashari niset për në luftë, e përcjell nëna e tij

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:42
Adem Jashari

Sot në Prekaz shënohet 23-vjetori i rënjes së familjes së heroit Adem Jashari.

Pamje që pak kush i ka parë deri më tash janë shfaqur këto ditë. Në to shihet komandanti Legjendar Adem Jashari.

Kjo video e realizuar në kullën e Jasharjave në Prekaz, është bërë në një natë kur Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me Lulzim Jasharin po nishesin për në aksion.

Dukej sikur po niseshin në dasëm dajë e nip që nuk u ndanë deri në vdekje.

Ademi e Daja Osman përshëndeten me familje, kurse në veturë i pret Luli.

Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura.Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo grua heroninë që lindi heronjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat