Jashari: Një popull që kujton të kaluarën të ardhmen e ka të sigurt

Aktuale

Jashari: Një popull që kujton të kaluarën të ardhmen e ka të sigurt

Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:58
Homazhe

(E plotësuar 9:26) - Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, shoqëruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Laldrovci, përfaqësues nga partitë politike dhe shoqatat e dala nga lufta bënë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve, kreu i Skenderajt tha se një popull që kujton dhe nderon të kaluarën e sakrificën e popullit të tij, ai popull e ka të ardhmen e sigurtë.

Jashari: Një popull që nderon të kaluarën të ardhmen e ka të sigurt

“Një popull që kujton, nderon të kaluarën, sakrificën e popullit të vet, ai popull të ardhmen do ta ketë të sigurtë. Kështu që ne sot bëmë homazhe dhe nderime pranë dëshmorëve. E kemi për obligim dhe detyrë të punojmë, të jemi të kujdesshëm, të duam njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, ta ndërtojmë dhe të zhvillojmë këtë vend për një të ardhme më të mirë”, deklaroi Jashari.

Ndërsa, në fjalën e tij, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se 5, 6 dhe Marsi janë datat që shënojnë ngjarjen më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Ai tha se këtu janë edhe për t’u zotuar se do të bëjnë punë të mira si udhëheqës të dy komunave.

Lladrvoci: 5, 6 dhe 7 Marsi është ngjarja më e rëndësishme e historisë sonë

“5, 6 dhe 7 Marsi është ngjarja më e rëndësishme e historisë sonë, në sot nuk po bëjmë vetëm homazhe dhe përkulje para varreve të komandantit legjendar dhe familjarëve të Adem Jasharit por po vijmë edhe për tu zotuar se ne do të bëjmë punë të mira në komunat tona”, deklaroi Lladrovci.

Gjatë tërë ditës së sotme në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz do të bëjnë homazhe krerë institucionesh dhe politikë.

Dita e dytë e Epopesë nis me homazhe pranë shtatores së Adem Jasharit në Skenderaj

Dita e dytë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur me homazhe pranë shtatores së komandanit legjendar Adem Jashari në Skenderaj.

Homazhe bënë përfaqësues të Komunës së Skenderajt, kryesuar nga kryetari Bekim Jashari, njëherit pjesë e familjes Jashari që u sakrifikuan 23 vite më parë.

Po ashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe përfaqësues të partive politike dhe deputetë.

Homazhe gjatë paradites sotme do të ketë edhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga krerë institucionesh dhe politikë por edhe qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat