Osmani: Prekazi ikona e lirisë, sakrifica dhe trimëria e familjes Jashari do të shërbejë si frymëzim për brezat të tërë

Aktuale

Osmani: Prekazi ikona e lirisë, sakrifica dhe trimëria e familjes Jashari do të shërbejë si frymëzim për brezat të tërë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 09:58
Homazhe

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), presidentja në detyrë, Vjosa Osmani në shoqërim edhe të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bënë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Nga aty u tha se sakrifica dhe trimëria e familjes Jashari do të shërbejnë si frymëzim për brezat e tërë.

Ndër tjera u tha se për sulmin ndaj familjes legjendare të Jasharajve nuk pa pasuar asnjë gjykim për krimin që kreu Serbia.

Presidentja në detyrë, Osmani pas homazheve u shpreh se Prekazi bëri bashkë një komb të tërë rreth kauzës për çlirim dhe se ai vend është ikona e lirisë dhe simboli i sakrificës më sublime të komandanti legjendar Adem Jashari.

Ajo theksoi se kemi borxh që kujtesën historike dhe sulmin e në familjen Jashari të bartim brez pas brezi në mënyrë që të kujtohet sa i lartë ishte çmimi që pagoi populli shqiptarë për lirin e vendit.

Osmani: Prekazi bëri bashkë një komb rreth kauzës së çlirimit

“Jemi në Prekaz në një vend që bëri bashkë një komb të tërë rreth kauzës për çlirim, në vendin që është shndërruar në ikonë të lirisë dhe simbol të sakrificës më sublime të komandantit Adem Jashari, bacës Shaban, Hamëz Jasharit, grave, fëmijëve dhe gjithë familjes Jashari bashkë me bashkëluftëtarët e tjerë të komandantit legjendar. Një sakrificë sublime e cila rezultoi me lirinë e Kosovës, rezultoi me shtetin Kosovës. E kemi borxh jo vetëm ne që kemi shumë të freskët kujtesën e 5,6,78 marsit por e kemi borxh që kujtesën historike dhe mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohës së thellë ta bartim brez pas brezit në mënyrë që edhe fëmijët tanë por edhe fëmijët e fëmijëve tanë ta kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi që pagoi populli shqiptarë që sot ta kemi shtetin tonë dhe sot ta gëzojmë lirinë tonë. Prandaj përjetësisht mirënjohës për këtë sakrificë dhe trimëri që treguan familja Jashari e që do të shërbejë si frymëzim për brezat të tërë që do të vijnë pas nesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat