Kujton Osmani, mos të harrojmë kurrë porositë e komandantit legjendar Adem Jashari

Aktuale

Kujton Osmani, mos të harrojmë kurrë porositë e komandantit legjendar Adem Jashari

Më: 6 mars 2021 Në ora: 12:52
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani në 23-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, tha se brezat e tashëm dhe të ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e komandantit Adem Jashari dhe të gjithë familjes Jashari, të cilët mbi fatin e tyre vunë fatin e kombit, duke u flijuar  për lirinë.

Sipas saj në një nga incizimet e pakta të Adem Jasharit, misionarit të lirisë sonë, ai e kishte të qartë se çfarë deshi atëherë. Lirinë e vendit, pa asnjë kusht, të lidhur me besa-besë me të gjithë ata bashkëluftëtarë që patën guximin të bëhen shërbëtorë të lirisë.

Në atë incizim ai thoshte: “Jam këmbëngulës në ato parimet që jemi marrë vesh. Besa-besë…vetëm një vdekje, se tjetër s`kemi në këtë jetë, dhe një fjalë e mirë. E kemi thanë që çka do që të ndodhë, tanë së bashku do ta japim jetën dhe vetëm besa-besë dhe një vdekje, tjetër s`ka në grykë të pushkës”.

Ky ishte ndër xhirimet e pakta që na kanë mbetur nga trashëgimia më e çmuar, nga ikona e luftës dhe e lirisë sonë. 

"Prandaj, përgjatë tërë angazhimit tonë mos të harrojmë kurrë porositë e komandantit legjendar Adem Jashari: që të mbesim këmbëngulës në parime, që të mbajmë besën e dhënë, e që jetën, që të gjithë ne, ta kemi në shërbim të atdheut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat