Hoti në 23 vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Zhvillimi i vendit arrihet vetëm me unitet

Aktuale

Hoti në 23 vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Zhvillimi i vendit arrihet vetëm me unitet

Më: 6 mars 2021 Në ora: 17:37
Avdullah Hoti

Kryeminstri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se vlëresimi më i lartë që mund t’iu bëhet dëshmorëve është zhvillimi i vendit, duke shtuar se kjo mund të arrihet vetëm më një unitet politik.

“Rrëfime plot dhimbje e kanë dëshmuar fatin tonë tragjik. Ne të gjithë e kuptuam se interesat e caktuara të fqinjëve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në favorin tonë. Nga kjo nuk ka popull tjetër që e kupton më mirë çmimin e lirisë sesa shqiptarët.

Familja jashari me UÇK-në e bëri luftën e saj të lavdishme. Adem Jashari dhe familja e tij jetoi dhe veproi përmes vështirësive me gjithë populli duke u e transformuar në simbolin e sakrificës. Si kryeminstër jam i vetëdijshëm që Kosova ka rrugëtuar drejt zhvillimeve të saj”, tha ai.

“Vlerësimi më i lartë dhe respekti më i lartë për ata që dhanë jetën, këtë mund ta realizojmë vetëm të bashkuar pavarësisht dallimeve politike që kemi”, tha Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat