Grenell i reagon sërish ish-diplomatit gjerman, ja çka i rikujton për Kurtin

Aktuale

Grenell i reagon sërish ish-diplomatit gjerman, ja çka i rikujton për Kurtin

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:54
Richard Grenell, Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish-emisari i posaçëm i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar polemikën me ish-diplomatin Wolfgang Ischinger. Grenell ia kujtoi këtij të fundit qëndrimin e gazetarit gjerman, Michael Martens, lidhur me kandidatin për kryeminsitër të VV’së, Albin Kurtit.

Gazetari Martens ditë më parë kishte shkruar një cicërimë në rrjetin social Twitter, ku tha se Kurti po dëshiron ta ndërrojë Kushtetutën e Kosovës, në mënyrë që përmes një referendumi ta bashkojë Kosovën me Shqipëri.

Sipas tij, një ‘kryeministër’ potencial po pretendon që të shkatërrojë vendin e tij. Këtë teori Martens e quajti “Me të vërtetë e pazakontë”.

“Albin Kurti thotë se ai dëshiron ndryshimin e kushtetutës së Kosovës për të mundësuar një referendum për të bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë. Ai thotë se do të votonte për një bashkim të tillë. Një Kryeministër (potencial) që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij. Me të vërtetë e pazakontë”, ka shkruar Martens.

Këtë cicërimë, Grenell e rishpërndau në llogarinë e tij në twitter duke e “detyruar” edhe ish-diplomatin Ischinger ta shohë.

Image
Postimi i Grenellit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat