Dalin dëshmi të reja për vjedhjen e votave nga komisionerët, kësaj radhe dëmtohet AKR-ja

Aktuale

Dalin dëshmi të reja për vjedhjen e votave nga komisionerët, kësaj radhe dëmtohet AKR-ja

Nga: A.Morina Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Pas akuzave për manipulim të votave brenda AAK-së, ka reaguar edhe kandidati i AKR-së, Jetlir Zyberaj.

Zyberaj në një postim në Facebook ka deklaruar se janë keqpërdorur edhe votat e tij. Krahas kësaj deklarate, Zyberaj ka publikuar edhe një dokument ku një qytetar ka shprehur ankesën për vjedhjen e votës së tij.

“Kjo është vetëm njëra nga dëshmitë e prezentuara në PZAP për vjedhjen e votave nga komisionerët e kriminalizuar. Unë kam informacione që do ti adresoj edhe në prokurori për vjedhjen e organizuar të votave”, theksoi Zyberaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kjo është vetëm njëra nga dëshmitë e prezentuara në PZAP për vjedhjen e votave nga komisionerët e kriminalizuar. Unë kam informacione që do ti adresoj edhe në prokurori për vjedhjen e organizuar të votave.

Rinumërimi i plotë i votave është absolutisht i nevojshëm për të siguruar procesin e degraduar zgjedhor.

Informacionet e sakta thonë që ka ekzistuar plan i organizuar i vjedhjes së votave të presidentit Pacolli dhe votat e mija si kandidat.

Rinumërimi i plotë do ti nxirrte në shesh kriminelët dhe urdhërdhënësit e tyre. Dënimi maksimal me burg ndaj këtyre kriminelëve do ta siguronte mbarëvajtjen e procesit në të ardhmen. Ky proces është i degraduar tërësisht dhe organet kompetente duhet të reagojnë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat