“Kushtet e punës dhe ligji i pagave”, SBASHK-u me kërkesa për Qeverinë e re

Aktuale

“Kushtet e punës dhe ligji i pagave”, SBASHK-u me kërkesa për Qeverinë e re

Më: 7 mars 2021 Në ora: 17:39
Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj kërkon nga Qeveria e ardhshme më shumë angazhim për përmirësimin e kushteve të punës

Jasharaj në një prononcim për media tha se përmirësimi i kushteve të punës nëpër shkolla dhe institucione tjera arsimore është angazhimi kyç.

“Shkollat tona në përgjithësi janë të rindërtuara rishtazi, ka ambiente nga jashtë që duken bukur por nga brenda janë goxha të thata sepse mungojnë mjetet bashkëkohore të punës.

Ne do të angazhohemi me ministrin e ri që Qeveria e re të ndajë më shumë mjete për t’i krijuar kushtet e reja nëpër institucionet arsimore që ato t’i ngjajnë shekullit 21 por ndërkohë mund të rrjedhin edhe kërkesa të tjera të anëtarësisë të cilat ne si zakonisht do të përpiqemi t’i realizojmë përmes dialogut.

E nëse dialogu nuk jep rezultate atëherë si në të kaluarën edhe tash SBASHK-u do ta dëgjojë zërin e punëtorëve të arsimit dhe në rast se çështjet nuk realizohen me dialog atëherë do të ketë edhe në të ardhmen veprime sindikale”, tha ai.

Po ashtu, kryetari i SBASHK-ut kërkon nga Qeveria që të rregullohet ligji i pagave, në mënyrë që kërkesat për greva të jenë sa më minimale.

“Do t’i shtojmë angazhimet që në Qeverinë e re të punohet me zell, të hiqen defektet që i ka thënë Kushtetutuesja lidhur me ligjin e pagave në mënyrë që ligji i pagave të rregullohet ashtu siç ka thënë Kushtetuesja dhe të vëhet në funksion ngase SBASHK-u mendon se kur shteti ynë ka ligj të pagave atëherë kërkesat për greva do të jenë minimale sepse ligji i pagave i rregullon ato dhe nuk ka arsye më kërkesa për rritje page.

Vet ligji thotë që pagat në të ardhmen do të rriten varësisht nga gjendja ekonomike e vendit tonë”.

Kujtojmë që SBASHK-u sot, për 7 Mars, ka uruar të gjithë mësuesit e punëtorët e arsimit, teksa kanë thënë se do të vazhdojnë të jenë zëri i tyre për plotësimin e kërkesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat