Reka: Vetëm kështu mund të vazhdojë dialogu me Serbinë

Aktuale

Reka: Vetëm kështu mund të vazhdojë dialogu me Serbinë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:03
Blerim Reka

Ish-minisri i Intergrimeve Evropiane Blerim Reka, tha se sot dhjetë vjet filloi Dialogu i Brukselit. 

Sipas tij ai nuk e realizoi qëllimin e tij: “normalizimin” e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. 

"Ndonëse formalisht e quante veten neutral midis palëve negociuese, BE-ja ishte neutrale vetëm ndaj statusit të njerës palë. Kjo e devijoi procesin e bisedimeve, në negociata asimetrike me trajtim të pabarabartë të palëve", tha Reka.

Ai shtoi se Serbia qe trajtuar si shtet, e Kosova si “entitet me fusnotë”.

Ish- ministri i Integrimeve Evropiane shtoi se nuk kishte rëndësi se 2 ndërmjetësueset e mëparshme vinin nga shtetet që e kishin njohur Republikën e Kosovës, e ky i treti nga shteti mosnjohës. 

“Doktrina e neutralitetit”, u linte shteteve anëtare nëse do e njihnin pavarësinë e Kosovës, e kjo e betonoi pozitën e 5 shteteve mosnjohëse. Një organizatë multilaterale si BE-ja, mbeti peng i vetove unilaterale të anëtarëve të saj.

Sipas tij qasja e tillë e gabuar ndau jo vetëm shtetet anëtare por edhe institucionet e BE-së. Parlamenti Evropian kërkonte njohjen, Komisioni Evropian mbajti qëndrim asnjanës, por Këshilli Evropian mohoi njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Dialogu mund të vazhdojë vetëm, midis dy shteteve sovrane, në kufijtë ekzistues, e me njohje bilaterale", tha Blerim Reka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat