Në shënim të 8 Marsit u mbajt Konferenca “Roli i gruas në institucionet e sigurisë”

Aktuale

Në shënim të 8 Marsit u mbajt Konferenca “Roli i gruas në institucionet e sigurisë”

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:12
Në shënim të 8 Marsit u mbajt Konferenca “Roli i gruas në institucionet e sigurisë”

Sot u mbajt Konferenca “Roli i gruas në institucionet e sigurisë”

Me rastin e 8 Marsit –Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në ambientet e Kazermës së FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, u mbajtë Konferenca “Roli i gruas në institucionet e sigurisë”. Rëndësinë e konferencës e shtoi pjesëmarrja e ish-presidentes së vendit, znj. Atifete Jahjaga, ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, zëvendësministres së Mbrojtjes, Sadika Kofrc, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama,  sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli dhe oficereve dhe zyrtareve të Ekipit Këshillëdhënës të NATO-s (NALT).

Moderuar nga ana e sekretares Ukimeraj, para vajzave dhe grave zyrtare dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, fjalime mbi rolin e gruas në institucionet e sigurisë, konkretisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, mbajtën ministri Quni dhe gjeneral Rama.

Në vazhdim, konferenca zhvilloi punimet në formatin interaktiv me komente e pyetje nga ana e të pranishmeve  adresuar ish-Presidentes Jahjaga dhe anëtarëve tjerë panelit përkatës.

Nga ana e saj ish-Presidentja Jahjaga, në fjalën e saj kryesore, vlerësoi shumë lart rolin e gruas në prosperitetin e përgjithshëm të shoqërisë njerëzore si dhe atë të gruas kosovare në veçanti në të gjitha etapat historike me theks në periudhën e rezistencës dhe luftës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në vazhdim ajo, u përgjigj në pyetjet e parashtruara nga moderatorja dhe të pranishmet, pyetje të cilat ishin të fokusuara në përvojën e saj si president e vendit, sfidat dhe përparësitë si grua, rolin e saj në vendimmarrjen shtetërore në periudha të veçanta për procesin politik dhe institucional të vendit nga pozita e presidentes.

Konferenca përkatëse, nga të gjithë u vlerësua e suksesshme duke u përmbyllur me vendosjen e luleve te memoriali “Heroinat” nga ana e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në përkujtim dhe nderim të rreth 20 mijë grave të dhunuara në luftën e fundit në Kosovë.     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat