Kthehet në Kosovë i lënduari nga shpërthimi në Ferizaj, atë e pret Zemaj

Aktuale

Kthehet në Kosovë i lënduari nga shpërthimi në Ferizaj, atë e pret Zemaj

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Enver Xhoklin, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Grac të Austrisë, pas shpërthimit me bombol të gazit në kafiterin “Steak House” në Ferizaj .

Zemaj pasi ka falënderuar shtetin austriak për ndihmesë e dhënë në shërimin e tij, ka thënë se sot është ditë gëzimi duke besuar që Xhokli t’i kthehet normalitetit dhe jetës së tij.

“Ne pritën Enverin njërin nga të aksidentuarin qe ndodhi para ca kohësh në Ferizaj. Dëshiroj  të falënderojmë shtetin mik Austrinë, ambasadorin konkretisht i cili me gjithë angazhimin edhe human por edhe profesional, janë angazhuar  që në mënyrë të shpejtë të mundshme që dy bashkqytetarë tanë  të  shërohen e të kthehen tek familjet e tyre.

Sot është një ditë gëzimi, besoj qe Enveri do t’i kthehet aktiviteteve të tija dhe familjes si më parë. Faleminderit të gjithëve për angazhimin mbi të gjitha profesionistëve tanë, që me intervenimin e tyre kanë bërë të mundur që Enveri të kthehet”, tha Zemaj.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat