Tomë Gashi publikon pamjet: Si erdhi i maskuar Dick Marty tek “Shtëpia e Verdhë”?

Aktuale

Tomë Gashi publikon pamjet: Si erdhi i maskuar Dick Marty tek “Shtëpia e Verdhë”?

Nga: N.Sh. Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:41
Pamjet e publikuara nga Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë disa pyetje në lidhje me “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri.

Gashi i cili po qëndron në Shqipëri te shtëpia e njohur si “Shtëpia e Verdhë”, e cila përmendej në raportin e Dick Martyt, pyet se si Marty i maskuar ka shkuar te shtëpia e Mersin Katuçit në Gurrë të Shqipërisë?

Gashi ka paralajmëruar së të gjitha pyetjet që i ka parashtruar, nesër do t’u përgjigjet.

“Si erdhi Jose-Pablo Baraybar në Shqipëri!

Si erdhi i maskuar Dick Marty tek shtëpia e z. Mersin Katuçi, në fshatin Gurrë, Shqipëri?

A do të ushtrohet kallëzim penal kunder ish-kryeprokurorës Carla Del Ponte?

Të gjitha përgjigjet do ti keni nesër”, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat