Hoxhaj: Gruaja, shtylla kryesore e shoqërisë, ja dedikimi edhe për bashkëshorten e tij

Aktuale

Hoxhaj: Gruaja, shtylla kryesore e shoqërisë, ja dedikimi edhe për bashkëshorten e tij

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:11
Enver Hoxhaj me gruan

Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ia ka dedikuar disa fjalë festës së gruas, 8 Marsit

"Gruaja është shtyllë kryesore e çdo shoqërie. Në Kosovë, gratë kanë arritur që me shumë punë, mund, e veçmas kurajo e guxim, të dalin në ballë të shumë proceseve të rëndësishme shtetërore, shoqërore, kulturore, e pa dyshim edhe familjare.", ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Gruaja është shtyllë kryesore e çdo shoqërie. Në Kosovë, gratë kanë arritur që me shumë punë, mund, e veçmas kurajo e guxim, të dalin në ballë të shumë proceseve të rëndësishme shtetërore, shoqërore, kulturore, e pa dyshim edhe familjare.

Unë, edhe sot, mëngjesin e nisa me një kafe me bashkëshorten time Remzien. Ajo është shtylla e familjes sonë, e cila krahas karrierës që ka ndërtuar ndër vite, është personi që i jep shpirt familjes.

Dua ta shoh edhe vajzën time, Lean, dhe të gjitha vajzat e Kosovës tek thyejnë të gjitha barrierat dhe bëhen lidere të forta e të guximshme kudo që ato aspirojnë.

Urime 8 Marsi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat