Lumir Abdixhiku kandidat për kryetar të LDK-së, vjen paralajmërimi nga analisti për anëtarët e këtij subjekti

Aktuale

Lumir Abdixhiku kandidat për kryetar të LDK-së, vjen paralajmërimi nga analisti për anëtarët e këtij subjekti

Nga: N. H Më: 8 mars 2021 Në ora: 20:30
Lumir Abdixhiku

Pas konfirmimit të kandidaturës së Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së, ka reaguar njohësi i zhvillimeve politike në vend, Fidan Rama.

Rama ka paralajmëruar Lidhjen Demokratike të Kosovës se nuk duhet kjo parti ta bëjë edhe gabimin e dytë.

Ai konsideron se gabimi i parë i LDK-së ishte largimi i Vjosa Osmanit, kurse, sipas tij, gabimi i dytë mund të jetë nëse anëtarët e Kuvendit nuk e votojnë për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ja shkrimi i tij:

LDK nuk duhet ta bëjë gabimin e dytë.

Gabimi i parë ishte largimi i Vjosa Osmanit

dhe u pa se çfarë efekti pat, ndërsa gabimi i dytë do të jetë nëse anëtarët e Kuvendit nuk e votojnë kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Koha është që Lumi bashkë me shumë të tjerë që janë brenda t'i japin kahje tjetër këtij subjekti.

LDK është subjekt i rëndësishëm për vendin, sidomos në rrethana kur rrezikohet opozitarizmi në Kosovë. Prandaj ata që votojnë më 14 mars së pari duhet t'i kenë parasysh këto, por edhe shumë arsye tjera se pse ka nevojë LDK për këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat