Zyberaj ka disa fjalë pas dorëheqjes së Haradinaj-Stublla

Aktuale

Zyberaj ka disa fjalë pas dorëheqjes së Haradinaj-Stublla

Nga: M.H Më: 9 mars 2021 Në ora: 09:33
Jetlir Zyberaj

Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, Jetlir Zyberaj, përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Haradinaj-Stublla.

Zyberaj u shpreh që Meliza nuk duhet të gjykohet nga publiku para se të zbardhet e vërteta sepse sipas tij ajo dha shembullin e rrallë për politikën e Kosovës.

Gjithashtu ai thotë që vetëm rinumërimi I plotë dhe transparent do të nxjerrë kriminelët para drejtësisë.

Postimi i plotë

Meliza nuk duhet të gjykohet nga publiku para se të zbardhet e vërteta. Ajo dha shembullin e rrallë në politikën kosovare të gatishmërisë së ballafaqimit me të vërtetën.

Drejtësia duhet të zbardhë skemat kriminale të komisionerëve kriminal të cilët krijojnë skema manipulative me vullnetin qytetar.

Vetëm rinumërimi i plotë dhe transparent i votave i nxjerr para drejtësisë këta kriminelë.

Përndryshe, këta kriminelë do të ia hedhin pa u ndëshkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat