Tensione në LDK, grupi i Sejdiut dhe Besian Mustafa mund t’i hyjnë garës për kryetar

Aktuale

Tensione në LDK, grupi i Sejdiut dhe Besian Mustafa mund t’i hyjnë garës për kryetar

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:11
LDK

Zhvillimet brenda LDK-së janë intensifukuar, tani kur nuk kanë mbetur as pesë ditë deri në mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor për kryetar, e kryesi të re.

Deri më tani garës për të parin e LDK-së, zyrtarisht i janë futur Lutfi Haziri e Lumir Abdixhiku, por jo edhe Anton Quni, që vetëm në media e ka shpallur kandidaturën e tij.

Burimet e Syrit brenda LDK-së bëjnë me dije se është duke u pregatitur edhe një emër që synon të marr postin e kryetarit, e që mund të jetë nga krahu i Fatmir Sejdiut.

Po këto burime thonë se gjithashtu kandidatura tjetër që është kërkuar nga disa struktura e kryesisht e atyre që mbështesin krahun e veprimtarëve të vrarë të LDK-së, është ajo e Besian Mustafës.

Sipas këtyre burimeve gjendja në LDK është shumë e tensionuar pasi strukturat janë të ndara dhe se dy kandidatët zyrtarë janë duke punuar intensivisht për të marr besimin e partisë.

“Gjenda është tejet e tensionuar, ngjason situata e 2007 e që këtë nuk po e donë askush. Mirëpo situata është e tillë sepse janë ndarë në grupe, krahu i Lutës dhe krahu i Isës që po e përkrah heshtazi Lumirin. Kemi edhe Fatmir Sejdiun që ka fillu ta ngris zanin e që mos flas pastaj grupet e tjera të të zemëruarve me rezultatin që po kërkojnë ndryshim e jo kukull” – shprehet burimi.

Sipas Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në ditën që vendoset se do të emërohen strukturat e reja të subjektit, mblidhen në Kuvend zgjedhor delegatët e partisë.

Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit, në këtë rast Isa Mustafa, mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.

Në këtë mënyrë, nëse të pranishëm në sallë janë 355 delegatë, atëherë duhet që një kandidat të marrë 50 për qind plus 1 të votave të totalit të delegatëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat