Tha se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, Abdixhiku “bombardohet” me komente – kanë një paralajmërim për Lutfi Hazirin

Aktuale

Tha se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, Abdixhiku “bombardohet” me komente – kanë një paralajmërim për Lutfi Hazirin

Nga: N. H Më: 10 mars 2021 Në ora: 10:32
Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala

Lumir Abdixhiku nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ditë më parë ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie, pas tërheqjes së Isa Mustafës nga ky post, pas rezultateve tejet të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Abdixhiku përmes një postimi të gjatë në Facebook ka treguar për rezultatet e tij në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se edhe në zgjedhjet për kryetar të partisë do të ketë një proces të drejtë dhe pa marrëveshje paraprake.

E, ky konfirmim i Abdixhikut, se synon kreun e LDK-së, është komentuar shumë nga qytetarët, përcjell “Bota sot”.

Statusi i publikuar i Abdixhikut në profilin e tij në Facebook, ka marrë mbi 10 mijë pëlqime, dhe mbijë 3 mijë komente.

Përveç Abdixhikut, tashmë kandidimin e kanë paraqitur edhe Anton Quni dhe Lutfi Haziri.

Mirëpo, ka prej komentueseve të cilët në postimin e Abdixhikut, kanë paralajmëruar se në rast se vije në krye të LDK-së, Lutfi Haziri, kjo parti do të ketë rënie edhe më shumë.

“Të duhet guximi të bësh ndryshime të mëdha, një LDK e re me plotë kuptimin e fjalës, Lumir shpresojmë ta këndellni LDK-në, çka doni thoni po një ekonomist i madh si Lumiri i duhet Kosovës”, këto janë disa nga komentet që janë shkruar në postimin e fundit të Abdixhikut.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat