Limaj: Demonstratat studentore shënuan kthesën e madhe të popullit tonë për liri dhe pavarësi

Aktuale

Limaj: Demonstratat studentore shënuan kthesën e madhe të popullit tonë për liri dhe pavarësi

Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:45
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar demonstratat studentore të 11 marsit 1981.

Limaj ka thënë se demonstratat studentore kanë shënuar kthesën e madhe në përpjekjet e popullit për liri dhe pavarësi.

“Sot u bënë 40 vjet nga organizimi i demonstratave studentore të vitit 1981 ku mijëra studentë anekënd vendit, profesorë universitarë dhe qytetarë të shumtë zgjodhën rrugën e protestës kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, si dhe për të kërkuar avancimin e statusit politik të Kosovës nga autonomia në Republikë”.

“Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti shënuan kthesën e madhe në përpjekjet e popullit tonë për liri e pavarësi. Në këtë ditë të rëndësishme, ne kujtojmë dhe nderojmë me sinqeritetin më të madh të gjithë ata protestues, të cilët me vendosmëri dhe guxim të lartë artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për Republikë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat