Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin dhe drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqin me të cilët kanë vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti COVID-19.
Ai ka shkruar se institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, dhe deri në fund të muajit pritet të arrijnë kontingjenti prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe të filloj menjëherë vaksinimi i qytetarëve, përcjell "Bota sot".
Tutje ka shtuar se nga institucionet përgjegjëse kërkuam të shtojnë angazhimin për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19.
Postimi i plotë:
Në takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, vendosëm që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti Covid-19.
Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve.
Nga qytetarët kërkuam që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.