Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se pas njoftimit se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, është takuar me kandidatët e tjerë, Lutfi Hazirin e Anton Qunin.
Abdixhiku thotë se kanë biseduar me Hazirin dhe Qunin të ruajnë njëri-tjetërin, pasi sipas tij, kjo nuk është çështje personale.
“I kam kolegë I respektojë të gjithë, dhe dua ta bëj të qartë para të gjithëve. Me Hazirin dhe Qunin kam pasur takime para kandidaturës, ndërsa me Besianin jo, dhe kemi qenë të informuar dhe jemi marrë vesh një gjë, që të ruajmë njëri tjetrin gjatë kësaj fushate sepse kjo s’është cështje personale”, tha Abdixhiku.
Ai beson se më 15 mars, përsëri ata do të jenë bashkë pavarësisht se kush do të jetë kryetar i LDK’së.
“Më 15 mars ne do të jemi bashk prapë, pavarësisht se kush do të jetë kryetar, unë besoj që po se nuk do të ketë arsye të bëjmë dëm, unë s’paku nuk bëj dëm”, shtoi Abdixhiku në Rubikon.