Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 12 mars 2021 Në ora: 06:08
Ilustrim

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 9:00)

-Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, mban takim online me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës. (Takimi mund të ndiqet direkt nga faqja e Facebook-ut e Kryeministrit, ora 9:45)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Jetmir Zeqiri për vepren penale 'Blerja, posedimi, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit organizon debat publik për “Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, përmes së cilës synohet thjeshtëzimi i procedurave administrative për qytetarë dhe biznese. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media në të cilën do të prezentohen projektet ideore të cilat i janë përgjigjur konkursit për projektimin e Salles Koncertale. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 14:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat