Konfirmohet: AAK-ja merr pjesë në takimin e thirrur nga Albin Kurti

Aktuale

Konfirmohet: AAK-ja merr pjesë në takimin e thirrur nga Albin Kurti

Më: 12 mars 2021 Në ora: 14:07
AAK

AAK-ja përmes një njoftimi për media ka konfirmuar pjesmarrjen ne takimin e thirrur nga Albin kurti.

“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëndosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës” thuhet në njoftim.

Më herët, ftesën e ka konfirmuar edhe PDK-ja.

Ka mbetur vetëm edhe LDK-ja që të deklarohet lidhur me ftesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat