Miftaraj: Ja kur mund të fillojë Osmani procedurat për formimin e institucioneve të reja

Aktuale

Miftaraj: Ja kur mund të fillojë Osmani procedurat për formimin e institucioneve të reja

Nga: A.Zh Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:41
Vjosa Osmani

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se u.d së presidentes Vjosa Osmani nga dita e diel mund të fillojë më procedurat për formimin e legjislaturës së re.

Ai ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas tij, muaji prill duhet ta gjejë Kosovën me institucione të reja, përcjell Bota sot.

Lexo edhe: Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

Postimi i Miftarajt në Facebook:

KQZ nesër certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, apo 27 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Nga dita e diel asgjë nuk e pengon Presidenten të fillojë me procedurat për konstituimin e legjislaturës së re.

Pas kësaj edhe me formimin e institucioneve si emërimi i Presidentit dhe formimi i Qeverisë.

Ideale do të ishte që muaji Prill të gjejë Kosovën me institucione të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat