Rugova me kritika të ashpra për lidershipin e LDK-së: Ia ka humbur 48% të elektoratit

Aktuale

Rugova me kritika të ashpra për lidershipin e LDK-së: Ia ka humbur 48% të elektoratit

Më: 13 mars 2021 Në ora: 00:12
Naser Rugova

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, përgjatë kohës sa ka folur për zgjedhjet e brendshme të 14 marsit të këtij subjekti politik, ka pasur një porosi për katër kandidatët që ia mësyjnë postit të kryetarit.

Rugova, ka kërkuar që të bëhet një garë e ndershme, sepse përndryshe do të ndeshet me kandidatët.

“Kushdo që tenton që të zgjidhet me pazare tavoline, pa kuti, do të ndeshet me delegatët. Shefat e partisë nuk i pyet askush. Dofar gjeneralë para 14 shkurtit që i thojshin vetit, nuk i pyet askush”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se kryesia e deritanishme e LDK’së ia ka humbur një përqindje të konsiderueshme LDK’së.

“Ky lidership ia ka humbur 48% elektoratit të LDK’së, prandaj duhet një lider karizmatik e unifikues që mbështetet nga e djathta tradicionale dhe shpirti i LDK’së. Unë dua të besoj që këta njerëz që kanë marrë guximin të kandidojnë për LDK, duhet ta kenë parasysh se LDK është një organizatë e madhe, vështirë e menaxhueshme”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat