Pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, flet Lutfi Haziri: Presim rikthimin e madh të LDK-së

Aktuale

Pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, flet Lutfi Haziri: Presim rikthimin e madh të LDK-së

Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:10
Lutfi Haziri

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka folur shkurt, pak orë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor, i cili pritet të mbahet nesër nga ora 11:00.

Haziri në një prononcim të shkurtër ka theksuar se ai nesër pret unitet, derisa është shprehur optimist se LDK pas këtij Kuvendi do ta bëjë rikthimin e madh.

“LDK do të dëshmoj unitet në konkurrencë, bashkimi i të gjithëve për rikthimin e madhe, duke respektu dhe afirmu vlerat e saja të demokracisë”, tha Haziri.

Ndërsa, kundërkandidati i tij, Besian Mustafa përmes një statusi në Facebook ka folur për Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

Ai është shprehur i bindur se LDK do të dalë edhe më e fortë dhe më unike nga ky kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat