Peka: Kurtit e Osmanit iu duhet opozitë e fortë, sjellja e LDK-së nesër do të jetë pasqyrë edhe për këtë parti

Aktuale

Peka: Kurtit e Osmanit iu duhet opozitë e fortë, sjellja e LDK-së nesër do të jetë pasqyrë edhe për këtë parti

Nga: A.Zh Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:35
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Gazetari Çim Peka, ka thënë se sjellja e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë, do të jetë shembull edhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Peka ka thënë se Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, nuk mund t’i bëhet opozitë e fortë me establishment 20 vjeçar.

Sipas tij, kandidati për kryetar të LDK-së Lumir Abdixhiku, mund ta bëjë të duket Kurtin dhe Osmanin që e tashmja sjell progres.

Postimi i Pekës në Facebook:

Nuk e di se kush mund të jetë zgjidhja më e mirë për LDK, por di që Albin Kurti edhe për të mirën e Kosovës ka nevojë për një opozitë të fortë. Dhe opozitë e fortë Kurtit e Osmanit nuk mund t’i bëhet me establishment 20 vjeçar. Lumiri mund ta bëjë të duket Kurtin e Osmanin e tashmja që sjell progres, çdo zgjidhje tjetër dyshoj që do ta bënte Kurtin përveçse e tashmja edhe e ardhmja.

Sjellja e anëtarëve të LDK-së nesër, do të jetë edhe një pasqyrë për PDK.

Pavarësisht mëkateve, LDK e PDK kanë gjithsesi kontribute dhe trashëgimi të vyer politike dhe shtetformuese. Lëvizja për pavarësi dhe pavarësia lidhet ekzakt me këto dy formacione politike. U bëftë më e mira!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat