“Bashkimi me Shqipërinë është kundër shtetit të Kosovës”, Vetëvendosje i reagon Lumir Abdixhikut

Aktuale

“Bashkimi me Shqipërinë është kundër shtetit të Kosovës”, Vetëvendosje i reagon Lumir Abdixhikut

Nga: A.Zh Më: 13 mars 2021 Në ora: 20:33
Lumir Abdixhiku, Albin Kurti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Hysamedin Feraj, ka thënë se kandidati për kryetar të LDK-së Lumir Abdixhiku, ka dalë kundër “Shqipërisë së Madhe”.

Feraj ka thënë se Abdixhiku i është bashkuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ish të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, se bashkimi me Shqipërinë është "kundër shtetit të Kosovës”, përcjell Bota sot.

Feraj e ka quajtur këtë të çuditshme, duke thënë se ai është një “ushtar” i ndarjes së Kosovës nga Shqipëria.

Reagimi i plotë i Ferajt në Facebook:

Lumir Abdixhiku iu paska bashkëngjitë korit të Vuçiqit kundër "Shqipërisë së Madhe". Në kor paska kënduar me zërin e Grenellit: bashkimi me Shqipërinë është "kundër shtetit të Kosovës! E çuditshme, apo jo"?

Sipas Grenellit ka qenë e çuditshme (apo jo?) bashkimi me SHBA-të i shtetit të Texasit pak vite mbasi e fitoi pavarësinë nga Meksika, siç ju bashkuan shumë të tjerë. S'po përmendim bashkimin e shtetit prusian me atë bavarez, as bashkimin e shteteve italianë apo të Vietnamit.

Ku i dihet, Grenelli ndoshta është separatist amerikan, pra kundër Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa Lumiri na siguroi se është separatist shqiptar ose, thënë ndryshe, ushtar (militant) i ndarjes së Kosovës nga Shqipëria!

Nuk ka pasur të tillë në historinë tonë.

Ndarja është bërë me luftën pushtuese serbe (1912) dhe me njohjen ndërkombëtare të rezultatit të saj (1913).

Gjithë shqiptarët e kanë quajtur atë të padrejtë dhe kanë mbajt për ideal të drejtën e ribashkimit. Të gjithë, por Deri te Lumiri.

Tani Lumiri zotohet që, si kryetar i LDK-së, ta ruaj përfundimisht rezultatin e luftës serbe për ndarjen e Kosovës nga Shqipëria.

E çuditshme, apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat