Selmanaj: Kryesia e LDK-së nuk do të ndikojë në zgjedhjen e kryetarit të ri

Aktuale

Selmanaj: Kryesia e LDK-së nuk do të ndikojë në zgjedhjen e kryetarit të ri

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:24
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë para medieve se kryesia e LDK-së nuk ka ndikim në zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij subjekti, pasi Fatmir Sejdiu kritikoi procesin zgjedhor të kësaj partie.

 “Ne kemi në garë tre kandidatura, secili më i mirë se tjetri. Kështu duhet të shihet, si atmosferë shumë pozitive.

Ne i miratojmë të gjitha kandidaturat që janë.

LDK ka një statut të konsoliduar dhe dekomraktik. Po të kishte edhe kandidatura tjera, do të merrnin përkrahje. Për ndikimin nga kryesia, nuk ka kjo asnjë kuptim. Kryetari e lëshoi sallën”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat