Rexhepi: LDK’ja ka dhënë shumë për lirinë, duhet të jetë parti e së ardhmes e ta forcojë demokracinë

Aktuale

Rexhepi: LDK’ja ka dhënë shumë për lirinë, duhet të jetë parti e së ardhmes e ta forcojë demokracinë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:42
Fatmir Rexhepi

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot për ta zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij subjekti po ecën mirë.

Ai ka thënë se LDK’ja ka dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë, andaj duhet të jetë parti e së ardhmes e cila do ta forcojë demokracinë.

Rexhepi është shprehur se beson që kushdo që del fitues do të bëjë një reformim të plotë të partisë.

“Unë posa mbarova votimin për të nominuarit. Procesi po ecën mirë. Është një Kuvend që ka një rëndësi të madhe. Mendoj të kushdo që del fitues, do të bëjë një reformim të plotë. Ky proces duhet të filloj me një fillim të mbarë për LDK’në, për një reformim të gjithanshëm që në një dinamikë të re të marrim pjesë në të gjitha proceset. LDK’ja jo vetëm që ka dhënë shumë për lirinë, por duhet të jetë një parti e së ardhmes, që do të forcojë demokracinë dhe gjithçka që është në të mirë të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka thënë se kushdo që zgjidhet kryetar i ri i LDK’së do ta ketë përkrahjen e plotë që të kthehet besimi edhe te elektorati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat