Delegati i LDK-së, Muharrem Svarqa, ka folur për media gjatë mbajtjes së Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Ai ka thënë se fati i Kosovës në vazhdimësi lidhet me fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka dhënë detaje edhe nga mbarëvajtja e Kuvendit.
“Aktualisht është duke vazhduar procesi i votimit, ndërsa deri më tani është pranuar dorëheqja e Isa Mustafës dhe janë pranuar tri kandidaturat për kryetar të LDK-së”, ka thënë Svarqa.