Qytetari puth fotografinë e Ibrahim Rugovës: Ky është baba i Kosovës

Aktuale

Qytetari puth fotografinë e Ibrahim Rugovës: Ky është baba i Kosovës

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:09
Mirsad Kurteshi

Mirsad Kurteshi nga Obiliqi është duke qëndruar tash e një orë para objektit ku po mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së duke e mbajtur në duar një fotografi të ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe flamurin e LDK-së.

“Kam ardh këtu për t’u zgjedhur kryetari i LDK-së. Unë që një orë jam këtu dhe nëse është e nevojshme rri deri në mëngjes për bablokun – presidentin historik Ibrahim Rugova. Ai për mua nuk ka vdekur dhe s’vdes kurrë”.

Ai e ka puthur fotografinë e Rugovës duke thënë se ai “është baba i Kosovës”.

“Kryetari i ri duhet së pari të ndjekë vlerat e Ibrahim Rugovës se në 100 vjet nuk lind më nana Ibrahim Rugova. Ky është baba i Kosovës i cili e ka çliruar Kosovën. Zoti e bekoftë. Jam ardh për t’u zgjedhur kryetari dhe për hir të Ibrahim Rugovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat