Rugova uron kryetarin e LDK-së: Shpresoj ta mbajë fjalën dhe të angazhohet për unitetin e mirëfilltë të partisë

Aktuale

Rugova uron kryetarin e LDK-së: Shpresoj ta mbajë fjalën dhe të angazhohet për unitetin e mirëfilltë të partisë

Nga: A.SH Më: 14 mars 2021 Në ora: 16:21
Lumir Abdixhiku

Nga sot në krye të LDK-së, kryetar do të jetë Lumir Abdixhiku. Kështu vendosën delegatët e LDK-së me votim të fshehtë.

Naser Rugova një ndër delegatët, ka shkruar se LDK edhe njëherë dha provimin para popullit.

Sipas tij, shumë prej LDK-së e kanë premtuar unitetin, por pak janë përpjekur që vërtet të na bashkojnë.

“Shpresoj dhe uroj të mos zhgënjehemi”, ka shkruar Rugova në Facebook.

Postimi në Facebook:

LDK e dha edhe njëherë provimin para popullit.

Urime LDK!

Urime Kryetarit të ri.

Shpresoj që vërtet ta mbajë fjalën dhe të angazhohet për unitetin e mirëfilltë të partisë. Shumë e kanë premtuar unitetin, por pak janë përpjekur që vërtet të na bashkojnë.

Shpresoj dhe uroj të mos zhgënjehemi.

Urime dhe vazhdojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat