Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 15 mars 2021 Në ora: 06:13
Ilustrim

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për Mbrojtjen e të Drejtave te Konsumatorit në Kosovë 2021, e cila këtë vit do të trajtojë temën “Mbrojtja e Konsumatorit gjatë Pandemisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial gjatë vitit 2020, në luftimin e korrupsionit, shpërlarjes së parave dhe krimit të organizuar”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi do të bëjnë përurimin e "Shtëpisë së Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore ". (Rruga "Fazli Grajqevci" në lagjen “Dardania” në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat