A e mblodhi Abdixhiku për herë të parë Kryesinë? Flasin nga LDK-ja

Aktuale

A e mblodhi Abdixhiku për herë të parë Kryesinë? Flasin nga LDK-ja

Më: 15 mars 2021 Në ora: 12:13
Lumir Abdixhiku

(E plotësuar 13:25) - Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti ka mohuar se kjo parti të hënën ka mbajtur takim të Kryesisë, duke thënë se sot ishte një takim vetëm për kafe pas homazheve të bëra tek varri ish-presidenti Rugova me kryetarin e  zgjedhur të partisë, Lumir Abdixhiku.

Ahmeti në një deklarim për medie ka thënë se Kryesia e re ende s’është konstituar dhe i mbetet kryetarit të ri të ndërtojë agjendën.

“Është takim i rastit pas homazheve që patëm te presidenti Rugova dhe u kthyem me pi një kafe me kryetarin dhe një nej rasti asgjë më tepër. Për Kryesinë e re nuk u bisedua  asgjë dhe do të vazhdojnë konsultimet e kryetarit me kryetarët e degëve dhe me njerëzit që ai mendon”.

“Kryesia e re nuk është konstituuar ende dhe pritet që kryetari ta ndërton agjendën e vet për ta thirr Këshillin e Përgjithshëm e këshilli është organ që merr vendim për kryesinë”.

Ai ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm do të vendosë se kur do të ketë mbledhje të kryesisë.

***

Një ditë pas marrjes së detyrës së re, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, po zhvillon takim me kryesinë e partisë.

Takimi ka filluar para pak çastesh, ndërkohë Abbdixhiku sapo është kthyer nga homazhet e bëra te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Nga atje Abdixhiku deklaroi se do të vazhdojnë të kultivohen idetë tradicionale të LDK’së.

I pyetur se si do të veprojë LDK’ja në zgjedhjen e Presidentit, ai tha se po e pret takimin e së premtes me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat