Arben Gashi thyen heshtjen, tregon a do ta përkrahë Vjosa Osmanin për presidente

Aktuale

Arben Gashi thyen heshtjen, tregon a do ta përkrahë Vjosa Osmanin për presidente

Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:41
Arben Gashi

Ish shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka disa kohë që nuk është paraqitur në media, për me tepër ai nuk ka komentuar as zhvillimet për brenda partisë.

Mirëpo në një prononcim ai ka thyer heshtjen duke folur për kryetarin e ri të LDK-së por edhe nëse do ta përkrah Vjosa Osmanin për presidente.

Gashi ka dhënë vlerësime maksimale për organizimin e Kuvendit dhe mënyrën se si është zgjedhur Lumir Abdixhiku kryetar i ri.

“Kuvendi i LDK-së është shembull për organizmin dinjitozë e demokratik si partisë shumë vjeçare. Zgjedhja e kryetarit erdhi si reflektim dhe se jemi pas tij në çdo vendim andaj nuk kam çka të flas më shumë për këtë çështje”.

I pyetur nëse do ta përkrah kandidaturën e Osmanit për kryetare shteti, ai tha se ende nuk e kanë diskutuar në LDK.

“Nuk kemi diskutuar për këtë çështje si parti e as si grup parlamentar, kur të vendosim do të dihet cdo vendimi i jonë”, përfundoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat