Vjen thirrja për Lumir Abdixhikun: Të mos i ngjaj në asgjë Isa Mustafës

Aktuale

Vjen thirrja për Lumir Abdixhikun: Të mos i ngjaj në asgjë Isa Mustafës

Nga: N. H Më: 15 mars 2021 Në ora: 20:23
Lumir Abdixhiku

Profesori universitar, Enver Bytyçi përmes një postimi në facebok ka bërë një koment për kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Bytyçi thotë se Abdixhikut i duhet lënë kohë për të shkuar në konkluzione, përcjell “Bota sot”.

Njohësi i çështjeve politike shpreson që Abdixhiku të jetë ndryshe nga Isa Mustafa.

“E këshilloj që të mos i ngjaj në asgjë, sepse dhe për nga mosha është nja tri dekada më i ri. Por koha është ajo që do ta provojë!”, shkruan profesor Bytyçi.

Ja shkrimi i tij:

Image
Enver Bytyçi

Po lexoj shumë statuse lidhur me qëndrimet politike të sapozgjedhurit në krye të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Unë mendoj se i duhet lënë kohë për të shkuar në konkluzione. Edhe mua nuk më pëlqejnë një ose dy hapa të tij. As fakti që pranoi si kryetar "nderi" Isa Mustafën! As fakti se caktoi arbirtrarisht një datë takimi me Vjosën dhe Albinin, kur mund te bisedonte me ta dhe të linin një dite më të afërt.

Por ne nuk e dimë rrethanat në të cilat ai vepron. Nuk e dimë nëse i merr vendimet nën presionin e konservatorëve që shkatërruan LDK-në apo nën presionin e entuziazmit te zgjedhjes si kryetar! Ndaj duhet pritur që t’ia shohim punët. Pastaj të dalim ne konkluzione të sakta!

Sinqerisht uroj dhe shpresoj se ai do të jetë ndryshe nga Isa Mustafa. E këshilloj që të mos i ngjaj në asgjë, sepse dhe për nga mosha është nja tri dekada më i ri. Por koha është ajo që do ta provojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat