Latifi tregon për “punën e madhe” që duhet ta bëjë Abdixhiku brenda një kohe të shkurtër

Aktuale

Latifi tregon për “punën e madhe” që duhet ta bëjë Abdixhiku brenda një kohe të shkurtër

Më: 15 mars 2021 Në ora: 22:14
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi ka thënë se cfarë sfidave e presin kryetarin e ri të LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se Abdixhiku ka punë të madhe që të mbajë elektoratin e LDK’së të zgjedhjeve të 14 shkurtit, si dhe të shtojë atë.

“Abdixhiku duhet të ndalë rënien e LDK’së”, ka thënë ai.

“Punë e madhe duhet të bëhet brenda një kohe të shkurtër që të ruhet elektorati momental që më vonë të arrijë të rritet ai”, shtoi ai.

Latifi po ashtu përmendi sfidat që i ka ai në kohën më të shkurtër.

“LDK duhet të arrijë që të kthejë rezultatin në zgjedhjet lokale në njërën nga qendrat e mëdha”, tha ai.

Latifi tha se LDK ka humbur zgjedhjet në nivel vendi në të gjitha komunat. LDK nuk fitoi asnjë komunë për herë të parë në histori.

“Po të arrijë të kthejë Prishtinën, por edhe ndonjë komunë tjetër të madhe sikur Gjilani, Mitrovica dhe Peja sigurisht. Kjo është një ndër sfidat imediate të tij”, shtoi Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat