Lajm i mirë për diasporën: Ky është një ndër vendimet e para të Kurtit për ta

Aktuale

Lajm i mirë për diasporën: Ky është një ndër vendimet e para të Kurtit për ta

Nga: D.RR Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:39
Albin Kurti

Qeveria e re e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, pritet të votohet javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës, saktësisht më 22 mars.

Që në ditët e para të saj, ajo pritet të marrë disa vendime të rëndësishme, e një ndër to edhe për diasporën.

Gazeta "Bota sot" mëson nga një burim i afërt me VV-në se në ditët e para të qeverisjes Kurti, do të procedohet në Kuvend ligji për votimin e diasporës nëpër konsullata.

Kjo do të ndihmonte diasporën që të votonte më lehtë, pa pasur nevojë të udhëtojnë për të votuar, ose t'i dërgojnë votat me postë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat