Mësohet koha kur do të fillon mbledhja e KD të PDK-së

Aktuale

Mësohet koha kur do të fillon mbledhja e KD të PDK-së

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:12
PDK

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen ditën e mërkurë ku do të diskutohet për humbjen që pësuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, por edhe për temat tjera aktuale politike.

Ky takim do të mbahet nesër në ora 16:30 në Hotel “Emerald” në Prishtinë, kanë bërë të ditura burimet brenda PDK-së.

“Takimi i Këshillit mbahet nesër në ora 16:30 në Hotel “Emerald”, në këtë takim do iu jepet mundësia anëtareve qe t’i paraqesin pikëpamjet e tyre”.

Ndërsa për takimi që ka mbajtur sot kryesia e kësaj partie, burimet kanë thënë se është diskutuar vetëm për rezultatin e zgjedhjeve dhe se nuk është vendosur asgjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat