Nënkryetarët e LDK-së, emrat që pritet të drejtojnë partinë

Aktuale

Nënkryetarët e LDK-së, emrat që pritet të drejtojnë partinë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 08:58
Lidhja Demokratike e Kosovës

Erdhi në krye të partisë më të vjetër në Kosovë, por ka ende paqartësi nëse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të vazhdoj tutje me reformën e partisë ashtu siç ka deklaruar.

Ndonëse janë më të votuar në këtë parti në zgjedhjet e 14 shkurtit, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami e Anton Quni, nuk dihet ende nëse do të jenë ata që do të trashëgojnë pozitat e nënkryetarëve të partisë në vend të Agim Veliut, Lutfi Hazirit e Haki Rugovës.

Për njohësin e çështjeve politike, Mazllum Baraliu, një vendim i tillë do të ishte i duhuri nga kryetari Abdixhiku.

Sipas Baraliut, emërimi i tyre në udhëheqje të partisë do të ishte në një vijë edhe më kryetarin e ri të partisë.

“Pres që vlerat dhe meritat të ju ipet këtyre njerëzve në mënyra që LDK-ë të reformohet sa më parë në mënyrë që ta rikthej besimin e simpatizantëve të tyre”.

Se këta emra do të duhej të jenë në krye të partisë jo vetëm shkaku i votave të marra por edhe vizionit e thotë edhe analisti politik, Bekim Kabashi.

Madje Kabashi ka edhe një mëndim se kush do të duhet të jetë figura numër dy në parti apo dora e djathtë e Abdixhikut.

“Sigurisht se zoti Abdixhiku, në kryesinë e partisë do të mundohet që të përfshijë sa më shumë njerëz, të afërt me vizionin e tij, dhe numri dy, apo krahu i tij i djathtë pritet të jetë Kujtim Shala”.

Ndonëse vlerëson se duhet reformë në këtë parti, Kabashi ka edhe një ide se si duhet të veprohet me strukturat e vjetra apo personat që i mbajnë bastionet e LDK-së.

“Më pas për ta mbajtur partinë të bashkuar do të detyrohet që aty të përfshijë edhe bashkëpartiak nga strukturat, që vijnë nga bastione të LDK’së, që kanë arritur sado pak të ruajnë votën në zgjedhjet e fundit”.

Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të partisë të mbajtura më 14 mars, me 191 votave ‘për’, Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i LDK-së.

Në krye të LDK-së e cila u themelua më 1989 para Abdixhikut që aderoi në 2017’tën, ishin tre kryetarë: Ibrahim Rugovën, Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat