LDK-ja mban të fshehur vendimin, qëndron në sallë gjatë votimit të Presidentit

Aktuale

LDK-ja mban të fshehur vendimin, qëndron në sallë gjatë votimit të Presidentit

Më: 17 mars 2021 Në ora: 10:36
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidershipi i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë ka vendosur që të qëndrojë në sallë gjatë votimit të presidentit të ri të vendit.

Sipas informacioneve të fundit, më 22 mars para dite do të konstituohet legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, pasdite, po të njëjtën ditë, pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2.

Një javë më pas planifikohet të votohet edhe për Vjosa Osmanin presidente.

Ndërkaq, medie nga burime brenda LDK-së ka mësuar se tashmë është punë e kryer që deputetët e këtij subjekti politik do të qëndrojnë në sallë për ta bërë kuorumin, që të mos dështojë zgjedhja e presidentit të ri.

Kujtojmë se Abdixhiku sot nga ora 14:00 do të mbaj takim me deputetët e zgjedhur të LDK-së.

Abdixhiku pritet që të konsultohet me bashkëpartiakët e tij para takimit të së premtes me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për president, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat