Prokuroria kërkon që Sali Mustafa të vazhdojë të mbetet në ndalim

Aktuale

Prokuroria kërkon që Sali Mustafa të vazhdojë të mbetet në ndalim

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:12
Sali Mustafa

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë përgjigje kërkesës së mbrojtjes për rishikimin e vendimit për ndalimin e të akuzuarit Sali Mustafa.

Sipas prokurorisë vazhdimi i ndalimit të Mustafës është i domosdoshëm që të vazhdohet.

Ata kanë vlerësuar se rreziku që ai të ndërhyjë tek dëshmitarët nuk ka ndryshuar, ashtu sikurse mundësia që ai të vazhdojë të kryejë krime.

“Për këto arsye, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që gjyqtari i procedurës paraprake të anulojë kërkesën e mbrojtjes dhe thërret që i akuzuari të mbetet në ndalim”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat