Bytyçi i PDK-së reagon ndaj deklaratave të Osmanit në BBC dhe VV-së për Jerusalemin

Aktuale

Bytyçi i PDK-së reagon ndaj deklaratave të Osmanit në BBC dhe VV-së për Jerusalemin

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:27
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, në një shkrim në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit në BBC dhe zyrtarëve të VV-së rreth ambasadaës në Jerusalem.

Ai shkruan:

Shenjat për politikën e jashtme, duken të zymta për shtetin e Kosovës.

Nga deklaratat skandaloze për çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, e deri tek deklaratat për mediumet ndërkombëtare që e përshkruajnë Kosovën si vend të krimit e korrupsionit, janë tregues se pretendentët për të udhëhequr me politikën e jashtme, nuk e kanë as idenë më të vogël për dëmin që po ia shkaktojnë shtetit të Kosovës.

Përderisa është evidente që Kosova ka probleme të brendshme si çdo shtet tjetër, niveli i kriminalitetit por edhe i korrupsionit, është në nivel shumë më të ulët në raport me vendet e rajonit, përjashto këtu Kroacinë.

Por, edhe sikur të ishte në nivelin siç përshkruhet nga znj. Osmani, ngritja e këtyre temave në mediume ndërkombëtare në vend të atyre me rëndësi për politikën e jashtme, konfirmojnë qartazi nivelin e politikës së jashtme që na pret.

*Për keqardhje Bashkimi Kombëtar, kjo temë e shenjtë për shqiptarët vazhdon të keqpërdoret për politika ditore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat